TERAVITë

Zgjatja e du’asë së kunutit dhe ngritja e duarve gjatë saj – Shejkh Mukbil

Autor: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi’i

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=2449

Burimi: Tuhfetul-muxhib ‘ala esileti el-hadiri ue el-garib, fq. 137-138

 

 

Pyetje: Cili është gjykimi për du’anë në namazin e teravisë dhe a është i saktë hadithi i ngritjes së duarve në namazin e vitrit, duke na përmendur argument për këtë?

 

Përgjigje: Për sa i përket zgjatjes së tillë të du’asë në namazin e teravisë është bidat, bidat, bidat. I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – e mësoi Hasenin të thotë:

 

اللَّهُمَّ اهْدِنِي فِيمَنْ هَدَيْتَ وَعَافِنِي فِيمَنْ عَافَيْتَ وَتَوَلَّنِي فِيمَنْ تَوَلَّيْتَ وَبَارِكْ لِي فِيمَا أَعْطَيْتَ وَقِنِي شَرَّ مَا قَضَيْتَ إِنَّكَ تَقْضِي وَلاَ يُقْضَى عَلَيْكَ وَإِنَّهُ لاَ يَذِلُّ مَنْ وَالَيْتَ وَلاَ يَعِزُّ مَنْ عَادَيْتَ تَبَارَكْتَ رَبَّنَا وَتَعَالَيْتَ

 

“O Allah! Më bëj mua prej atyre që Ti i ke udhëzuar, dhe më bëj mua prej atyre që Ti i ke falur, më bëj mua prej miqve të Tu, më beko mua në atë që më ke dhënë dhe më mbro nga sherri i asaj që Ti e ke caktuar. Ti je ai që cakton dhe askush nuk mund të caktojë kundër Teje asgjë. Me të vërtetë, s’ka poshtërim për atë që Ti e ke marrë për mik, dhe nuk ka ndihmë për atë që është armik i Yt. I Madhëruar dhe i Lartësuar je o Zoti ynë.”

 

Njëherë, përderisa isha në shtëpinë tonë, dëgjova një kasetë të një djali të vogël sikur këndonte (thoshte): Allahume, Allahume, Allahume. Në mes nesh në shtëpi u bë një betejë, kërkova që ta kap kasetën dhe ta thyej, e ata më thonin: “Nuk është kaseta jonë, nuk është kaseta jonë.” Elhamdulilah, e mora dhe e theva.

 

U habita përderisa e dëgjoja o vëllezër, në lidhje me çështjen e Gjirit (d.m.th kaseta ishte e inçizuar në vendet e Gjirit, sh.p), u habita përderisa dëgjoja (në atë kasetë): “O Allah, kur do vijë ndihma, kur…, kur…” E pastaj, ç’të themi o vëllezër!

 

Dhe po kështu ndodh edhe në Dy Xhamitë e Shenjta (Mekke dhe Medine) duke e zgjatur (duan e kunutit), e cila nuk është e ligjësuar, nuk është e ligjësuar. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

 

Ndërsa ngritja e duarve në (du’anë) e kunutit, ky (hadith) transmetohet nga Abdullah bin Nafi’ bin Ebi ‘Amja, i cili është i dobët në lidhje me ngritjen e duarve në kunut. Dhe është transmetuar në Musnedin e Imam Ahmedit nga hadithi i Enesit, por baza e tij është në Sahihejn (Bukhariu dhe Muslimi) dhe në atë hadith nuk ka ngritje të duarve. Andaj, ne jemi në dyshim për vërtetësinë e tij. Pra, ne tani, në lidhje me ngritjen e duarve në du’anë e kunutit themi se nuk është e ligjësuar.

 

UAllahul-Muste’an.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...