VLERA E RAMAZANIT

Shpjegim i hadithit “Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Zjarrit…” – Shejkh bin Baz

Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)

Burimi: https://binbaz.org.sa/audios/2689/389

Burimi: Sherhu Rijadi Salihin, nr. i hadithit 389

 

 

Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

إِذَا جَاءَ رَمَضَانُ؛ فُتِّحَتْ أَبْوَابُ الْجَنَّةِ، وَغُلِّقَتْ أَبْوَابُ النَّارِ، وَصُفِّدَتِ الشَّيَاطِينُ

“Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe prangosen shejtanët.” [Transmeton Muslim, 1079]

 

Shpjegimi i Shejkh ibn Bazit – Allahu e mëshiroftë:

Ky hadith tregon për vlerën e këtij muaji madhështor. Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar u mundëson robërve për të bërë vepra të mira e të shumta, për të cilat vepra hapen dyert e Xhennetit, hapen dyert e qiellit – ashtu siç ka ardhur në një transmetim tjetër: “Hapen dyert e qiellit.”

Ky hadith nxit për shtimin e veprave të mira, siç është: namazi, sadakaja, tesbihu (SubhanAllah), tehlili (La ilahe il-lAllah), e të tjera, në mënyrë që të shfrytëzohet kjo mundësi, mundësia e këtij muaji madhështor dhe si dhe mirësitë që gjenden në këtë muaj, siç është bujaria e Allahut, zbritja e begative dhe mirësia e madhe e Allahut gjatë këtij muaji. Në këtë muaj prangosen shejtanët dhe nuk mund të arrijnë deri aty ku arrinin gjatë muajve të tjerë, sepse sherri i tyre pakësohet!

 

Përktheu: Servet Mata

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...