NAMAZI

? Nuk ka problem që të falesh në një xhami ku drejtimi i xhamisë devijon pak nga Kibla – Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Pyetje nga mësimet “Sherhu Fet’hi el-Mexhid”

 

?Pyetësi: Unë jetoj jashtë këtij vendi (Arabisë Saudite), ndërsa xhamia në qytetin tim, për të cilën jam siguruar me programet që tregojnë drejtimin e Kiblës, është e devijuar pesëmbëdhjetë deri në njëzet gradë. Për këtë gjë i kam njoftuar ata që janë përgjegjës për xhaminë por ata nuk kanë bërë asgjë, por ndërkohë unë po falem pas Imamit!

?Përgjigje: “Mos ji i ashpër në këtë çështje! Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – thotë: “Hapësira mes lindjes dhe perëndimit është Kible.” Kështu që devijimi i vogël, përderisa Qabja nuk është pas shpinës tënde (180°) apo në krahun tënd (90°) nuk përbën problem.”

 

Përktheu: Servet Mata

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...