TERAVITë

Ndarja e namazit të natës në dy pjesë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit – Shejkh Albani

Autor: Imam Muhamed Nasiruddin el-Albani

Burimi: Silsiletulu el-Huda ue en-Nur, kaseta 719, minuta 39:51

 

Pyetësi: Ajo që po ndodh tani o Shejkh, në Ramazan, në dhjetë ditët e fundit, e ndajnë namazin e natës, në fillim të natës dhe në fund të saj, dhe kjo është bërë rregull i përhershëm?

                 

Shejkh Albani: Kjo është bidat.

 

Pyetësi: Si duhet të jetë, do të thotë, ne duam që ta praktikojmë Sunetin dhe t’ua lehtësojmë njerëzve, atëherë, si t’ia bëjmë?

 

Shejkh Albani: Faleni atë herët – siç ka thënë Umer (ibn Khatabi) kurse vonimi i tij është më mirë. Pra, ai e urdhëroi ‘Ubejj ibn Ka’ab që t’ua fal namazin njerëzve pas namazit të Jacisë, kështu ai e bëri këtë gjë dhe kur (‘Umeri) doli jashtë që të pyesë, tha: “Sa risi e mirë që është kjo, e cila është më e vlefshme sesa gjumi.”

 

Pyetësi: D.m.th ngelet e njëjta gjendje ashtu siç ishte para dhjetë ditëve të fundit?

 

Shejkh Albani: Po.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...