GJëRAT Që NUK E PRISHIN AGJëRIMIN

Gjykimi i përdorimit të misvakut gjatë agjërimit – Shejkh Ibën Baz

Autor: AbdulAziz ibën Baz (1420 h.)

Burimi: https://bit.ly/30xz13g

 

 

Pyetje: Shpresoj të më sqaroni mendimin e saktë për përdorimin e misvakut nga agjëruesi pas mesditës!

 

Përgjigje: Përdorimi i misvakut është sunnet për atë që agjëron dhe atë që nuk agjëron; përdorimi i tij është sunnet për agjëruesin, qoftë paradite apo pasdite. Ndërsa në lidhje me mendimin e disa fukahave se misvaku është i urryer të përdoret pasdite, ky mendim është i dobët!

Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

السواك مطهرة للفم مرضاة للرب، ولولا أن أشق على أمتي لأمرتهم بالسواك مع كل وضوء

“Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin. Nëse nuk do t’ia vështirësoja Ummetit tim, do t’i urdhëroja që ta përdorin misvakun sa herë që të merrnin abdes!”

 

Dhe në një transmetim tjetër ka thënë:

عند كل صلاة

“…para çdo namazi!”

Kjo përfshin namazin e Drekës dhe namazin e Ikindisë për agjëruesin. Pra, ai është sunet për atë që agjëron dhe për atë që nuk agjëron.

 

Përktheu: Servet Mata

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...