ZEKATUL FITRI

Gjykimi i nxjerrjes së zekatit të fitrit për familjarët që vet e nxjerrin në para – Shejkh Sulejman er-Ruhajli

? Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, pyetësi thotë se njerëzit e familjes së tij e nxjerrin zekatin e fitrit në para, a u pranohet atyre nëse unë e nxjerr ushqim për ta pa dijeninë e tyre?

? Përgjigje: Allahu ta shpërbleftë me të mira për zellin që ke, por zekati i fitrit është adhurim dhe ka nevojë për nijet. Edhe nëse ti nxjerr për çdonjërin prej tyre pako me dyzet kilogramë ushqim pa nijet prej tyre, nuk u pranohet. Kështu që nëse dëshiron që ta nxjerrësh për ta duhet më parë t’u marrësh leje atyre. Normalisht o vëllezër, nuk hyn te marrja e lejes për nxjerrjen e zekatit të fitrit për ata njerëz që njeriu shpenzon dhe i mirëmban ata. Pra, nuk ka nevojë që njeriu të kërkojë leje nga familja e tij.

 

?Përktheu: Servet Mata

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...