VLERA E RAMAZANIT

? Sahabiu që agjëroi Ramazanin dhe hyri në Xhenet para shokut të tij që ra shehid

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se dy burra nga Belijji, që ishte një lagje në Kuda’ah, hyrën në Islam në kohën e Profetit dhe njëri nga ata dy ra shehid (dëshmor), kurse tjetri vdiq një vit më vonë. Talha bin Ubejdullah thotë: E pashë në ëndërr Xhenetin dhe e pashë atë tjetrin që kishte vdekur një vit më vonë, se kishte hyrë në Xhenet para shehidit. Unë u çudita me këtë. Pasi që u gdhiva, shkova te Profeti dhe ia tregova ëndrrën (apo një tjetër ia tregoi ëndrrën time atij) dhe i Dërguari i Allahut tha: “Ky që vdiq më vonë, a nuk e agjëroi Ramazanin dhe fali 6000 rekate! Fali kaq e kaq rekate gjatë një viti!?”

وعن أبي هريرة رضي الله عنه قال:كان رجلان مِن (بَلِيٍّ) [حيّ] من (قُضاعة) أسلما مع رسول الله – صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ -، فاستُشهد أحدُهما، وأُخِّر الآخرُ سنةً، فقال طلحة بن عبيد الله: [فأُريتُ الجنّة] ، فرأيت المؤخَّرَ منهما أُدخِلَ الجنة قبلَ الشهيد، فتعجبتُ لذلك، فأصبحتُ، فذكرتُ ذلك للنبي – صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ -، أو ذُكِرَ لرسولِ اللهِ – صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ -، فقال رسول الله – صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ -:”أليسَ قد صام بعدَه رمضانَ، وصلى سِتةَ آلافِ ركعةٍ، وكذا وكذا ركعةً، [صلاةَ] سَنةٍ؟!

? Sahihu Tergibi ue Terhib, nr. 372

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...