TEUHID

Muslimanit që bie në shirk i ngrihet argumenti para se t’i bësh tekfir – Shejkh Salih el-Feuzan

Thotë pyetësi: Ai që bën shirk, si për shembull i lutet dikujt tjetër përveç Allahut për ta shëruar të sëmurin, a themi se ai është mushrik apo themi se vepra e tij është shirk, ngaqë ai thotë la ilahe il-lAllah, agjëron dhe e bën Haxhin?

Përgjigje: Nëse ai nuk ka justifikim, atëherë ai është mushrik. Ndërsa nëse është injorant, apo pasues i verbër, apo ka interpretim të gabuar të cilin e mendon si të saktë, të këtillit i bëhet e qartë, e nëse pas kësaj këmbëngul atëherë gjykohet mbi të me shirk sepse iu largua justifikimi i tij.

 

Përktheu: Servet Mata

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...