ZEKATUL FITRI

A t’ua japim shoqatave dhe organizatave paratë për zekatul-fitrin, që ato pastaj ta japin atë në ushqim? – Shejkh Salih el-Feuzan

? Burimi: Sherhu Zad el-Me’ad, pyetja nr. 722

? Pyetje: Këto pyetje janë në lidhje me Zekatul-Fitrin, pyetësi thotë: “Ne ua japim paratë organizatave të bamirësisë dhe ato kujdesen që ta nxjerrin zekatin në emrin tonë duke e dhënë atë me oriz. A është e lejuar kjo që bëjmë ne?”

? Përgjigje:  Kjo është pakujdesi! Nuk e ke larguar përgjegjësinë nga vetja jote me këtë. Ti nuk e ke larguar përgjegjësinë nga vetja jote! Kurse ata të shoqatave as që e vrasin mendjen! Ata i mbledhin paratë, e ndoshta shkon edhe Bajrami, kurse paratë u rrinë atyre të grumbulluara. Kjo ka ndodhur vërtet! Aty i kanë paratë dhe nuk e blejnë ushqimin.

Kjo është zvarritje dhe pakujdesi. Kjo (nxjerrja e zekatul-fitrit) është përgjegjësi e jotja e nuk është përgjegjësi e shoqatës. Kjo është përgjegjësia jote! Ti duhet vetë t’ua dërgosh atyre që e meritojnë atë në ditën e Bajramit. Nëse dëshiron që vërtet të lirohesh nga përgjegjësia, atëherë ti duhet të jesh ai që do t’ia japësh atë të varfrit, apo të ngarkosh ndonjë person tjetër i cili do ta blejë ushqimin dhe do t’ia japë atë të varfrit në kohën e caktuar.

Por, që të shkosh te shoqata dhe t’ua japësh paratë atyre, e t’u thuash: blejeni ushqimin për mua dhe shpërndajeni atë, shoqata nuk përbëhet nga një apo dy persona, shoqata përbëhet nga të punësuar dhe shumë njerëz të tjerë. Atyre nuk u interesojnë as fitrat e tyre, as fitrat e filanit.

 

? Përktheu: Jeton Shasvari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...