IFTARI

A pranohet duaja në kohën e iftarit? – Shejkh Abdullah el-Bukhari

Autor: Shejkh Abdullah el-Bukhari

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/9231

Pyetje: Një pyetje tjetër (thotë): A pranohet du’aja në kohën e iftarit?

Përgjigje: Natyrisht se është transmetuar mirësia që tregon për vlerat e agjëruesit dhe se:

لِلصَّائِمِ فَرْحَتَانِ: فَرْحَةٌ عِنْدَ فِطْرِهِ، وَفَرْحَةٌ عِنْدَ لِقَاءِ رَبِّهِ

“Agjëruesi ka dy gëzime. Një gëzim kur bën iftar dhe një gëzim kur e takon Zotin e tij.”

Dhe kanë ardhur hadithe se tre personave nuk ju refuzohet du’aja dhe prej tyre është agjëruesi në kohën (pak para iftarit) apo derisa (të bëj iftar)?

وَالصَّائِمُ حَتَّى يُفْطِرَ

“Agjëruesi derisa të bëj iftar.”

Kjo është fjala e saktë. Këtu tregohet – Allahu të bekoftë – se nuk është për qëllim duaja e njeriut në kohën e iftarit.

حَتَّى يُفْطِرَ

“…derisa të bëj iftar.”

Do të thotë prej kur përmbahet (nga ushqimi) derisa të bëj iftar. Pra, kjo është hapësira e përgjigjes (së lutjeve) në çdo kohë, qoftë paradite, para dreke, pas dreke, para ikindie, pas ikindie, në të gjitha këto kohë. Kështu që, nuk specifikohet vetëm në kohën e iftarit.

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...